“Shkënda, do të them diçka, por mos u çudit”/ Detektivja rrëfen rastin e pazakontë të tradhtisë

Detektivja Shkënda Lili ka rrëfyer një prej rasteve më të pazakonta me të cilat është përballur gjatë punës së saj, duke treguar se kishte hetuar dyshimet e një gruaje për bashkëshortin e saj.
Lili tregoi për raste tradhtie dhe situata të ndryshme që i janë besuar gjatë viteve.
Ajo u pyet nëse në karrierën e saj kishte hasur raste ku një burrë kishte tradhtuar bashkëshorten me një burrë tjetër. Përgjigjja e detektives ishte e prerë: “Po”.
Ajo rrëfeu më pas një rast të ndodhur disa vite më parë, duke sqaruar se do ta tregonte pa dhënë identitete.
“Mbaj mend një rast para 3-4 vitesh. Dyshonte për bashkëshortin, por jo për tradhti për femra, po për një lidhje me shokun e tij të ngushtë”, tregoi Lili.
Sipas saj, dyshimet e gruas kishin nisur pasi ajo kishte parë disa fotografi intime në aplikacionin WhatsApp.
“Kishte kapur disa foto intime nëpër ‘WhatsApp’ dhe kishin lindur dyshimet. E kur ma tregonte mua, ma tregonte pak si me turp dhe me të qeshur. E ç’është e vërteta, as unë nuk e besoja”, rrëfeu detektivja.
Rasti duket se e kishte surprizuar edhe vetë atë, ndërsa gjatë bisedës Sharka e pyeti se cilat mund të ishin arsyet që një burrë të fshihte një marrëdhënie të tillë pas një martese.
Sipas detektives, mund të ekzistojnë dy skenarë.
“Ose martesën e ka bërë për të mbuluar atë ç’ka është në të vërtetë dhe çfarë kërkon. Ose do të eksperimentojë”, u shpreh ajo.
Biseda vijoi edhe me një diskutim mbi motivet e mundshme dhe ndryshimet në marrëdhëniet intime, ndërsa Sharka solli në vëmendje edhe një studim që, sipas tij, trajtonte këtë fenomen.
Rrëfimi i detektes është bërë pjesë e diskutimeve në rrjet, pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të rastit dhe mënyrës se si dyshimet e gruas nisën nga disa komunikime dhe fotografi në WhatsApp./Pamfleti




