Aktualitet

Ja çfarë po përgatitet kundër Ramës, Robert Papa nxjerr prapaskenat: Mediat e Sorosit i kthehen kundër, letra në Uashington hap rrugën për non grata, oligarkët ngrijnë lidhjet financiare dhe protestat e studentëve shtojnë presionin, paralajmërimi për fundin e pushtetit në Tiranë

Gazetari Robert Papa ka nxjerrë në pah disa zhvillime pas kuintave që sipas tij po sinjalizojnë presion mbi pushtetin e kryeministrit Edi Rama. Përmes analizave nga Uashingtoni, Papa artikulon një sërë faktorësh politiko-financiarë dhe protestash sociale që po ndikojnë në pozicionin e kabinetit qeveritar. Sipas Robert Papës, struktura mediatike dhe rrjetet e lidhura me organizatat e George Sorosit kanë filluar të distancohen nga mbështetja e mëparshme për qeverinë e Tiranës.

Gjithashtu, ai pretendon se drejt Uashingtonit po përgatiten letra dhe dosje që mund të hapin rrugën për masa ndëshkuese, përfshirë procedurat për shpalljen “non grata” të figurave të larta të mazhorancës. Papa thekson se oligarkët dhe aktorët kryesorë financiarë kanë filluar të ngrijnë lidhjet dhe mbështetjen e tyre për pushtetin ekzekutiv, duke kërkuar të shmangin risqet e mundshme politike dhe ligjore.

Në të njëjtën kohë, shpërthimi i protestave të studentëve dhe rritja e pakënaqësisë shoqërore në Tiranë po konsiderohen si një element shtesë që po rrit presionin mbi qeverinë. Sipas gazetarit, kombinimi i distancimit ndërkombëtar, zvogëlimit të mbështetjes financiare dhe rritjes së mosbindjes civile vendore përbën një paralajmërim serioz për ecurinë e mëtejshme të pushtetit aktual në Shqipëri.

Pjesë nga analiza e Robert Papës në Focus Tv

Sot mësova se një kompani ajrore, JetBlue, po shkon drejt falimentimit, ka rreth 8.5 miliardë dollarë borxh. Fillimisht, JetBlue u tha se ishte një kompani shumë e mirë, por në fakt gjithë ata amerikanë e ne shqiptaro-amerikanët që e kemi përdorur kemi parë vonesa pafund e mënyrë sjelljeje prepotente e arrogante, dhe kapitalizmi këtu të ndëshkon: nëse je arrogant e prepotent, del jashtë loje.

Pse po e them këtë? Sepse ka një paralele midis JetBlue dhe sistemit të Edvin Ramës në Shqipëri: arrogant, prepotent, dhunues, mospërfillës i ndërkombëtarëve, që po shkon në një vetëvrasje e falimentim si JetBlue. Orvatjet e tij për të futur ligje idioteske e kinezëri të reja se mund të gjobitesh mbi 5000 ose 6000$ nga ato që shkruan në Facebook, dhe mbrojtja me ligj e një hajduti që pastron miliardat e dollarëve të tij, që ka emrin guvernator i bankës, nuk e shpëton veçse shton urrejtjen. Edvin Rama është personi më i urryer i Partisë Socialiste dhe ish-Partisë së Punës; nuk ka qenë kaq i urryer Ramiz Alia në ditët e tij të fundit — ky është fakt.

Natyrisht që ata që hyjnë në politikë duhet të bëjnë analizën a janë përdorues të drogës e kokainës siç është ai dhe a janë në rregull nga ana psikike? Janë publikuar në median shqiptare kartelat mjekësore të tij, diagnoza; pra, një njeri psiqik nuk mund të lihet të drejtojë asnjë fshat e komunë, e jo më të drejtojë një vend. Letra e publikuar nga Fox Digital të Wilson Center, drejtuar sekretarit de jure të shtetit Rubio, për të hapur mundësinë e non-grata-s ndaj Ramës, dhe media e djathtë amerikane e ka cilësuar Ramën si Noriega apo Erdogan. Erdogani është një fytyrë e ndyrë autokrate dhe shqiptarët nuk duhet t’ia falin kurrë dërgimin e pajisjeve ushtarake të policisë për të mposhtur studentët e rininë.

Duhet të ketë protesta edhe përpara ambasadave të huaja siç ndodh në botën e qytetëruar — madje në një vend perëndimor kanë vrarë dikë që ka shkuar te ambasada e Izraelit për të protestuar. Por Ramën kanë filluar ta sulmojnë edhe mediat e Sorosit, e majta: Washington Post është një gazetë liberale nën pronësinë e Bezos-it, por me një orientim që të mos shajnë familjarët e Trump-it, pra Kushner-in, fëmijët e llastuar, mediokër, kusarë. Pra, kur Washington Post të godet fort, sulmi është disa herë më i madh sesa i Washington Examiner-it, sepse Washington Post është shkollë gazetarie.

Unë kam pasur fatin të shkoj disa herë atje në fillim kur kam qenë me studime këtu në vitet ’90, ’93, ’94, dhe kam pasur kontakte herë pas here kur kam qenë diplomat për të mbrojtur me aq modesti e mundësi çështjen shqiptare. Përplasjet e Ramës me gej inatçor si Grenell, Alex Soros, dhe futja e vetes te përplasja e çifutëve e te dyert e grupeve klanore do të sjellë asgjësimin e tij.

Kushner-i mund të duket si foshnjë njëvjeçare në atë pamje që rrezaton vetëm injorancë, por sipas fakteve të fundit të medias amerikane del si një gangster e kriminel ordiner. Në fakt, rrjedh nga një familje ordinere: i ati i tij është dënuar nga ish-prokurori i përgjithshëm i New Jersey-t, Chris Christie, i cili më vonë do të ishte guvernator; dhe i ati i Kushner-it ka bërë gjënë më të ndyrë: që të detyronte kunatin e tij të mos fliste në gjyqin e ardhshëm, e filmoi me një prostitutë dhe kasetën ia dërgoi motrës së vet. Por kjo nuk e shpëtoi nga dënimi.

Kushner-i ka llogari sekrete ku ka paguar një kapobandë diku nga Kazakistani dhe ka bërë edhe një pagesë për një vrasës me pagesë. A do të paguante Kushner-i të njëjtën gjë për Ramën? Nuk do të hezitonte. Në qoftë se humbet Kongresin dhe Senatin, të gjithë ata që janë afër tij do të ndëshkohen: e para, do të humbasë vendin e punës shefja e kabinetit Susie Wiles; do të shkojë ndëshkimi tek Departamenti i Drejtësisë, Blanche, te sekretari pa asnjë përvojë i Pentagonit e me radhë. Por Trump mbetet sërish i fortë përmes urdhrave ekzekutivë; nuk do të tërhiqet mbrapsht nga urdhrat ekzekutivë.

Por siç thotë Scaramucci, në qoftë se demokratët marrin Senatin, mjaftojnë 15 republikanë të shkojnë e të trokasin në dyert e Trump-it t’i thonë: «Familja republikane është partia e Bush-it, McCain-it e Reagan-it». Por Trump ka meritën e madhe që në sistemin e drejtësisë ka emëruar gjyqtarë konservatorë. Dikush mund të thotë që këtë do ta kishin bërë edhe presidentë të tjerë; ne na interesojnë lidhjet dhe qëndrimi i tij ndaj Ballkanit. Dihet që injoron NATO-n; nuk do të ketë samit të NATO-s në Shqipëri — kjo është e sigurt, sepse Rama ndaj kërkon të rrijë e të zgjasë. Ka dy mënyra: ose të ikë me një Avni Rustem dhe shpejtë, ose me zgjedhjet lokale të pësojë grushtin si në Serbi.

Në qoftë se do të kishte samit të NATO-s në verë, do të ishte oksigjen madhor për të korruptuarin e Surrelit. Nuk e di se çfarë ndodh me organizatorët realë të protestës; Rama ka pasur akuza: Irani, Rusia, agjenturat e huaja, Antifa — që nuk ka asnjë sens e asnjë lidhje fashisti Rama. Dhe në qoftë se janë agjenturat e huaja, a do ta bëjnë shembull Ramën? Do të ikë si Gruevski, do të largohet si Orbán, si Vuçiç, apo si gjithmonë Shqipëria do të jetë në atë stilin e Gadafit, Mubarakut dhe Çausheskut? Për mua, duhet dalë përpara drejtësisë që një shembull i tillë të mos vijë kurrë më në politikën shqiptare, që Shqipëria të mbetet vend i drejtuar nga shqiptarët (mundësisht etnikisht) dhe të largojnë synimet e një injoranti që kërkon të bëjë kriminelët e Izraelit në tokat arbërore.

Miliardat e dollarëve nga ishujt Kajman, Manhattan-it, Michigan, Dubait, Singaporit dhe vendeve të tjera duhet t’i kthehen shqiptarëve. Ai është çmendur sepse llogaritë janë ngrirë dhe oligarkët që kanë qenë të detyruar ta ndajnë pasurinë me të, nuk po i japin aksionet. Policia nuk e mbron dot më — nuk mundet; nuk janë të gjithë policët kriminelë, një pjesë janë banditë e merren me trafiqe. Duhet një gjykatë speciale dhe mbase përkohësisht vendosja e dënimit me pushkatim në Shqipëri, sidomos për korrupsion. SPAK-u është përpara provës: është realisht i kontrolluar nga amerikanët për të sjellë drejtësi, apo janë zagarë të Ramës, Berishës dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

Besoj se SPAK-u kontrollohet nga ato forca pushteti në Amerikë që larguan Yuri Kim/McGonigal. Unë shpresoj, Rama meriton çdo gjë dhe shqiptarët, studentët trima, do t’ia japin. Jam mahnitur sidomos nga qëndrimi i vajzave, studentëve — nuk e kisha menduar kurrë me këtë heroizëm e stoicizëm, edhe pse tek fjalori mbase nuk na pëlqen, por si mund t’i flasësh një njeriu që flet në atë mënyrë, i cili ka 30 vjet që ofendon, e shan e përbuz shqiptarët? Me të njëjtën gjuhë i duhet folur: ai kërkon të vrasë studentët, studentët do ta vrasin atë. E meriton!”./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button