Një përgjigjie për Mirën, që është mërzit per fatin e Veliajt

Nga Andi Kurti
Nuk mund të mos e lexoja me një lloj neverie këtë shkrim të Mira Kazhanit për Erion Veliajn, që shkruan me lot sy se po i bëhet padrejtësi e madhe, kundër njerëzores.
Për Mirën, paraburgimi i Veliajt nuk mund të kthehet në instrument abuzimi apo hakmarrjeje, pasi të drejtat e njeriut nuk janë çështje simpatie apo armiqësie.
Mirë moj Mira, po ku e kishe dhe e ke penën për të mbrojtur këto të drejta njerëzore kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe minorët e protestës të mbajtur në komisariate dhe dhunuar nga policia? Ku ishte ti Mira kur ata u mbajtën edhe me plagë në trup, pa iu dhënë ndihmë mjekësore?!
Ku ishe Mira kur mbyllën në qeli minorenë, jashtë çdo norme ligjore dhe njerëzore? Po të rinjtë që rriheshin i pe? Po ata mbajtën 3 ditë në qeli pas asnjë provë, me kushte skandaloze? Po arrestimet që dolën të paligjshme? I pi nënat e tyre që qanin jashtë dhe nuk i linin t’i takonin?
Shumë mirë që je e dhembshur moj Mira, po pse ju del kjo dhembshuri vetëm kur bëhet fjalë për Erion Veliajn? Pse flitet për të drejtat e njeriut dhe njerëzoren vetëm kur vjen puna te Veliaj?
Pse quhet paraburgimi padrejtësi dhe ndryshohen ligje për të, por jo për të rinjtë shqiptarë? A nuk është ligji dhe njerëzore njësoj për të gjithë, apo lalin bën përjashtim?
Pa merak Mira, Veliaj është si kokrra e mollës. Nëse ju dogj xhani, çojini ndonjë komposto a gliko në burg, pasi do të rrijë ca kohë atje, së është hajdut i madh!/thuaje.al





