Xhensila Myrtezaj reagon mbi protestën e studentëve : Nuk dua që fëmijëve të mi t’u duhet të largohen nga Shqipëria, një vend është edhe shpresa për të …

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë një mesazh mjaft prekës dhe reflektues në rrjetet sociale, duke iu bashkuar shqetësimeve për situatën aktuale në vend dhe protestat e qytetarëve e studentëve.
Në postimin e saj, ajo thekson se si dhimbja më e madhe shkon për të rinjtë që në vend të ëndrrave për të ardhmen mbajnë mbi supe pasiguri, si dhe për prindërit që sakrifikojnë gjithë jetën por e kanë të vështirë të jetojnë me dinjitet. Duke u shprehur jo vetëm si artiste apo nënë, por mbi të gjitha si qytetare, ajo thekson:
Nuk dua që një ditë fëmijëve të mi t’u duhet të largohen nga Shqipëria për të pasur atë që duhet të ishte e mundur ketu. Sepse një vend nuk është vetëm toka ku lindim. Është edhe shpresa që na jep për të qëndruar.”

Në fund, Xhensila bën thirrje që zëri i qytetarëve dhe studentëve të dëgjohet dhe të mos shuhet, duke e mbyllur mesazhin me “zemër, me dhimbje dhe me shpresë për Shqipërinë tonë”. /OraNews





