Aktualitet

Ish-zv.ministri akuzon Myrto Uzunin: Në emër të kujt e bleve hotelin në Palasë?!

Oltion Rrumbullaku, ish-zëvendësministër i socialist i Arsimit që pas shkarkimit nga detyra në vitin 2021 u kthye në kritik të lidershipit të Edi Ramës, ka “shigjetuar” me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollistin e Kombëtares, Myrto Uzuni.

Nisur nga zhvillimet e fundit nga SPAK për sekuestrimeve vilash në Palasë, ai shtron një pyetje ironike për Myrto Uzunin, i cili në ditët e para të 2026-ës, njoftoi blerjen e një hoteli në Palasë.

“Kam shumë merak ai Myrto Uzuni i shkretë, në emër të kujt e bleu atë hotelin në Palasë. O Uzun, o oligark! Po edhe Igli Tare qameti bleu tre vila për Ballukun, me 10 vjet drejtor sportiv te Lazio Myrto, me dy vite kontratë të hajrit, brrram hotel në Palasë”, shkruan Olti Rrumbullaku.

Siç ka deklaruar vetë futbollisti, projekti i ri do të mbajë emrin “Uzuni Hotel”, si një hap konkret i futbollistit të Kombëtares në botën e sipërmarrjes.

Ish-zv.ministri thumbon futbollistin Myrto Uzuni: Ti në emër të

/thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button