Politike

Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin në Ministrinë e Brendshme

Ervin Demo do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin.

Demo prej shtatorit të vitit 2025 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Përpara këtij emërimi, ai drejtoi Bashkinë e Beratit për gjashtë vite, nga 2019 deri në 2025.

Gjatë drejtimit të bashkisë, Demo u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Një tjetër fokus i tij ka qenë zhvillimi i turizmit.

Karriera e Demos është e lidhur edhe me arsimin dhe administratën publike. Në vitet 2017–2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Emërimi i Demos në krye të Ministrisë së Brendshme shënon një tjetër lëvizje në strukturën e qeverisë, pas largimit të Lamallarit nga kjo detyrë./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button