‘SHKUNDEN’ DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti ‘prek’ disa zona në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Një lëkundje sizmike është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Fierit, ndërsa është ndier edhe nga banorë në Lushnjë dhe Elbasan.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:37 dhe ka pasur magnitudë 3.8.
Sipas të dhënave të autoriteteve, epiqendra e lëkundjes ka qenë rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjës, ndërsa thellësia e tërmetit është vlerësuar në 10 kilometra.
Lëkundjet janë ndier nga banorët e Elbasanit, ndërsa raportime për ndjesinë e tërmetit kanë ardhur edhe nga zona e Lushnjës.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Tërmeti me magnitudë 3.8 është ndier në një zonë relativisht të gjerë, duke bërë që lëkundjet të perceptohen edhe jashtë zonës pranë epiqendrës.

