BOTA DREJT “FERRIT” KLIMATIK/ Shkencëtarët paralajmërojnë për katastrofa shumë të rënda

Bota po përballet me një rritje të ngjarjeve ekstreme klimatike, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se katastrofat që dikur dukeshin si skenarë të filmave fantastiko-shkencorë mund të bëhen gjithnjë e më të mundshme. Temperaturat në rritje, thatësirat, përmbytjet, zjarret dhe stuhitë po krijojnë kushte për ngjarje me pasoja shumë më të mëdha, teksa shoqëria njerëzore gjendet e papërgatiru përballë tyre.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej më shumë se 150 vitesh për pasojat e rritjes së gazeve serrë në atmosferë.
Sot, temperatura mesatare e Tokës është rreth 1.5 gradë Celsius më e lartë se në fillim të viteve 1800, ndërsa ngrohja po shoqërohet me një rritje të frekuencës dhe intensitetit të fenomeneve ekstreme.
Zjarret masive në Australi në vitet 2019 dhe 2020, përmbytjet katastrofike në Pakistan në vitin 2022 dhe uraganet e fuqishme në Shtetet e Bashkuara janë disa nga shembujt e ngjarjeve që kanë treguar përmasat e rrezikut.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse emetimet globale do të reduktoheshin menjëherë në zero, pasojat nuk do të zhdukeshin. Dioksidi i karbonit mund të qëndrojë në atmosferë për qindra vite, ndërsa sasia e akumuluar tashmë vazhdon të ndikojë klimën.
Shqetësim të veçantë krijojnë edhe të ashtuquajturat pika kritike të klimës. Shkrirja e akullnajave, dëmtimi i koraleve dhe degradimi i pyjeve tropikale mund të çojnë disa sisteme natyrore në gjendje nga e cila rikuperimi bëhet shumë i vështirë.
Edhe Amazona konsiderohet një zonë me rrezik të lartë. Thatësirat, zjarret dhe shpyllëzimi po dëmtojnë pyjet që luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e karbonit dhe rregullimin e klimës globale.
Shkencëtarët theksojnë se modelet klimatike nuk mund të përcaktojnë me saktësi vitin apo vendin ku do të ndodhë një katastrofë e madhe, por intervalet mes ngjarjeve ekstreme po shkurtohen.
Për këtë arsye, ekspertët kërkojnë që qeveritë të mos presin një katastrofë për të reaguar, por të investojnë në infrastrukturë, sisteme paralajmërimi dhe plane emergjence.