ShowBiz

Disa të vërteta janë të pavërteta’/ Vëllai i Lady D përgatit librin që do të hapë sërish ‘plag*t’ e së shkuarës

Charles Spencer, vëllai i Princeshë Dianës, pritet të publikojë një libër të ri kushtuar jetës së motrës së tij, në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj.

Libri, i titulluar “Swan Song: Diana, My Sister”, (Kënga e mjelmës: Diana motra ime) do të publikohet fillimisht në Britani, përpara se të dalë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Spencer ka treguar se vendosi ta shkruajë librin teksa po afrohej përvjetori i vdekjes së Dianës dhe ai po përballej sërish me kërkesa të shumta për intervista rreth motrës së tij.

Në vend që të vazhdonte të dëgjonte e të lexonte versione të ndryshme për jetën e Dianës, ai vendosi të ndajë kujtimet dhe mendimet e tij personale, duke e rrëfyer historinë nga këndvështrimi i një vëllai.

Sipas Spencer, ndër vite janë thënë shumë gjëra për Dianën që më pas janë pranuar si “fakte”, edhe pse disa prej tyre, sipas tij, nuk janë të vërteta.

Përmes librit, ai synon të sjellë versionin e tij për jetën, personalitetin dhe përvojat e motrës së tij, duke u mbështetur në kujtimet e drejtpërdrejta që ka për të.

Princeshë Diana u martua me atëherë Princin Charles në vitin 1981 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga gratë më të njohura në botë.

Martesa e çiftit u përkeqësua me kalimin e viteve dhe ata u divorcuan në vitin 1996. Vetëm një vit më vonë, në gusht të vitit 1997, Diana humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, ndërsa udhëtonte së bashku me Dodi al-Fayed.

Botuesi e ka cilësuar librin si një vepër me rëndësi historike. Interesi për të pritet të jetë i madh, jo vetëm për shkak të figurës së Dianës, por edhe sepse rrëfimi vjen nga një prej njerëzve më të afërt me të: vëllai i saj./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button