Vendi
Shpërthen bombula e gazit në një pallat në Elbasan

Nje pallat eshte perfshire nga flaket gjate mesdites se sotme ne unazen jugore te qytetit te Elbasanit.Shkak mendohet te jete bere nje bombul gazi .
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.
Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.





