Ola flet për martesën me Adin: Nuk është e afërt!

Martesa mes ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, Ola dhe partnerit të saj, Adi, nuk është në planet e afërta të çiftit. Ka qenë vetë Ola ajo që ka folur për këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke zbuluar se të dy dëshirojnë të mos nxitojnë.
Gjatë një eventi në Kosovë, Ola dhe Adi u ndalën te jeta e tyre personale, lidhja dhe planet për të ardhmen.
E pyetur nëse ka ndonjë zhvillim të ri në marrëdhënien e tyre dhe nëse martesa është diçka që mund të ndodhë së shpejti, Ola u shpreh qartë se ceremonia nuk është ende në horizont.
“Martesa nuk është e afërt. Besoj që do të jetë në një moment të dytë, kur ne të jemi më të gatshëm dhe më të plotësuar me veten. Kurdo që të vijë, do të jetë një martesë që ne e ndiejmë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Adi foli edhe për angazhimet e tij profesionale, duke zbuluar se po përgatit disa projekte të reja që pritet të publikohen së shpejti.




