“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët, duhet të tregoj ftohtësinë dhe të mbaj autoritetin

Heidi Baci ka folur për eksperiencën e saj si moderatore e programit “Për’puthen”, sfidat e drejtimit të emisionit, raportin me konkurrentët dhe kolegët, si dhe rrugëtimin e saj në televizion, gjatë një interviste në një emision televiziv.
Baci u shpreh se drejtimi i “Për’puthen” përbën njëeksperiencë krejtësisht të ndryshme nga projektet esaj të mëparshme, pasi këtë herë përballetdrejtpërdrejt me emocione të forta, histori dashuriedhe situata të tensionuara mes konkurrentëve.
“Ka një natyrë komplet ndryshe nga emisionet që kam bërë më parë. Aty jam realisht në kontakt me njerëz të cilët do të vihen në provë për emocionet e tyre. Madje emocionet e dashurisë janë ato që na ndezin më shumë, na revoltojnë më shumë dhe na prekin më shumë”, tha ajo.
Moderatorja tregoi se një nga sfidat më të mëdhaështë ruajtja e respektit mes pjesëmarrësve, duketheksuar se përpiqet të mos lejojë që debatet tëkalojnë kufijtë e pranueshëm.
“Është krijuar përshtypja sikur jam pak e ftohtë, pak e egër, por e vërteta është se ajo që mendoj gjatë gjithë kohës është respekti që duhet të kenë ata me njëri-tjetrin. Nuk doja kurrë që të mungonte respekti, të ndiheshin të lënduar apo të fyer”, ushpreh Baci.
Ajo pranoi gjithashtu se, me kalimin e javëve, ështëafeksionuar me konkurrentët dhe se nuk e kagjithmonë të lehtë të ruajë distancën profesionale.
“Unë tani i dua ata, jam afeksionuar me ta. Më vjen keq kur shoh një vajzë që lëndohet, që qan dhe prapë duhet të tregoj atë ftohtësinë, ta mbaj veten dhe autoritetin. Është shumë e vështirë. Unë shoh më shumë individë që janë të përfshirë vërtet. Për shembull, Xhastini është një personazh i përfshirë aty. Ana është një vajzë që ka shumë potencial të gjejë dashurinë mes Stevit dhe Sotirit”, rrëfeu moderatorja.
Një pjesë e intervistës iu kushtua edhemarrëdhënies me opinionistët Drini Zeqo dhe Erjola,për të cilët Baci foli me shumë dashamirësi, dukemohuar çdo aludim për tensione mes tyre.
Drinin e kam shumë xhan. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin, edhe me Erjolën. Jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, edhe Drinin, edhe Erjolën. I kam thënë: ‘O çuna, ju e besoni dashurinë me shikim të parë?’ Dhe Drini më tha: ‘Po, kur të pashë’”, tregoi ajo mes të qeshurash.
Gjatë bisedës, Baci foli edhe për rrugëtimin e sajprofesional pas eksperiencës në “Big Brother VIPAlbania”, duke vlerësuar veçanërisht ndikimin qëpati puna me Blendi Salajn në “Wake Up”.
“Blendi Salaj është çelësi i suksesit tim të mëtejshëm. Edhe në ‘Për’puthen’ jam rritur shumë nga ai, nga librat e tij. Më thoshte çfarë të lexoja, si të sillesha dhe çfarë të thoja”, u shpreh ajo.
Moderatorja tregoi se është shumë kritike ndajvetes dhe se puna e vazhdueshme e ka ndihmuartë përmirësohet profesionalisht.
Në fund, Heidi dha edhe një mesazh për të rinjtë,duke i nxitur të mos kenë frikë të shprehinmendimet dhe të luftojnë për atë që besojnë.
“Rinia nuk duhet të ketë frikë. Kur e thyen atë murin dhe ke kurajë, gjithmonë fiton, del fitimtar. Kjo është këshilla që do të jepja, duke parë edhe rrugëtimin tim. Ajo që nuk më ka lënë kurrë është kurajoja që kam treguar. Kur ke qëllimin e mirë, gjithmonë do të fitosh. Ndoshta e keqja mund ta ketë rrugën më të shkurtër për momentin, por nuk e ka të gjatë”,përfundoi Heidi Baci.





