Artan Hoxha zbërthen dosjen e “nxehtë” për Erion Veliajn, zbulon kërcënimin mafioz ndaj familjes së kryebashkiakut, vizitën e pazakontë të ministrit Toni Gogu në burg dhe akuzat ndaj Edi Ramës, paralajmëron zhvillime të forta gjatë dimrit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën e Erion Veliajt në burgun e Fierit dhe përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Hoxha e ka cilësuar vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në orët e vona të mbrëmjes si një veprim me prapavijë kërcënuese, duke e krahasuar mesazhin e përcjellë ndaj Veliajt me metodat e mafies. “Ajo që kishte ndodhur në burgun e Fierit ishte një kërcënim tipik mafioz. Vetëm mafia kërcënon kështu. Nuk ka zyrtarë kudo — edhe Putini nuk ta bën kërcënimin në atë farë feje. Mafia ta bën: të nxjerr nënën, të nxjerr gruan, të nxjerr foshnjën. Fakti që u kujdesën që kjo të dilte dhe ta shihte publiku, ky nuk ishte kërcënim për Erionin, se Erionin e ka futur në thes ai. Ky ishte kërcënim për këta të tjerët që i rren mendja — mbase kush e dinte, këta që pyetën: ‘Ore, pse s’i diti arsyet? Pyetën ministrin?’. Ka një orar kur hyhet në burg dhe ka një orar zyrtar kur mbaron turni i dytë. Në burg nuk ka burrë nëne që hyn kur mbaron turni i dytë, veçse në një rast emergjence. Ka mbaruar turni i dytë kur ka shkuar ministri.
Përveçse për arsye shëndetësore mund të hyjë një trupë mjekësore e cila ka shoqërimin e regjimit të brendshëm të burgut, asnjë arsye tjetër nuk ka për të hyrë në burg. Të burgosurit kanë shkuar të gjithë në qelitë e veta. Janë vënë drynat, janë vënë shulet, janë mbyllur të gjitha ambientet e brendshme, janë fikur gjithë çfarë ka nëpër korridore që të mos harxhojnë ata (të kursejnë ndonjë lek, ke parasysh), dhe të shkojë ministri… Pra, duket që është një hall i madh — jo i madh, shumë i madh — dhe është në vazhdën e atij kërcënimit që unë sapo përmenda, pra tipik mafioz. Tani, pse e besoj unë këtë që kanë bërë? Sepse njoh Edi Ramën. Ky është Edi Rama. Kjo është fytyra e vërtetë e Kryeministrit të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë është burracak Nuk e ka bërë vetëm me Erion Veliajn.
Po do të vijnë ditët, ky dimër do të jetë i gjatë, do të dalin një nga një. Erion Veliajt thjesht pati guximin ta publikonte sepse e kanë çuar në zgrip. Thashë: kur i nxorën nënën, gruan, foshnjën, s’ke çfarë t’i bësh, vetëm ta vrasësh, se s’ka çfarë të bëjë më ai. Dhe ti tani i shkon në orën 22:00 (10:00) të darkës. Për çfarë i shkon në orën 10:00 të darkës? Ministri (Gogu), i cili ka qenë vartës i Erion Veliajt, pra është një investim direkt i Erion Veliajt, mik i vjetër e quajti, sepse Rama ka një gjë të bukur tjetër: të vë miqtë e tu kundër. Të vret me dorën e miqve të tu. Ia ka bërë që me Tom Doshin; e ka nisur këtë histori që me Tom Doshin. Kur e çonte drejtoria e policisë dhe pastaj i çonin njerëz për t’i thënë: ‘Shiko se s’e ke nga ne, po e ke nga ata të Rrugës së Elbasanit’. Që aty e ka nisur. Pra, ky është Edi Rama i vërtetë.”
Pra del ministri dhe rrëzon atë që kishte thënë avokati. Unë kam folur gjatë ditës, ndërkohë kam folur nga Fieri që ta dini ju: Erion Veliaj atje, edhe pse është me këmbë të thyer, e kanë çuar te një sektor që quhet Sektori 2A. Është sektori ku janë të gjithë ata që mund të quhen kriminelët ordinerë të vendit. Janë aty sa ti as e merr vesh, as s me t dot, as s’e mendon dot se çfarë mund të vijë. Mbasi e mbajtën ato 48 orët e para te ajo qelia pa dritare, e kanë çuar në një qeli që ka vetëm një krevat dhe ka një vrimë atje, sepse është nga ato tualetet alla turka, s’ka ndarje siç e kanë qelitë, por aty e kanë lënë. Të paktën ka një dritare aty. Këtë e ka: e nxjerrin në ajrim vetëm, është gjithë kohës i ruajtur. Pra e çojnë në ajrim kur kanë larguar gjithë të tjerët. Pra duket që ka një monitorim 24-karatësh. Tani mua, jo se jam në pjesën që mendoj ‘a ia bëjnë mirë, a s’ia bëjnë mirë’, por unë mendoj: shiko çfarë të bën ky pushtet kur ti del nga rreshti dhe kur ia bën kryetarit të bashkisë më të madhe të vendit, i cili i thotë: ‘Shiko, jo vetëm që do të japësh dorëheqjen, por do t’ia japësh Arbër Hajdarit…”, u shpreh Hoxha në News24.
Biseda
Hoxha zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë me avokatin e Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj. Hoxha u shpreh se Veliaj dhe Ndreca janë vendosur tashmë “përpara togës së pushkatimit”. Sipas tij, përplasja mes Ramës dhe Veliajt ka nisur që në shtator, kur Veliaj u rikthye si kryebashkiak. “Kam biseduar sot me Plarent Ndrecën. Fola për atë që po ndodh. Kryeministri i ka vendosur para ‘togës së pushkatimit’, atë dhe Erion Veliajn. Kreu i qeverisë ta ngushton lakun kaq shumë, sa ti ta heqësh qafe veten. Ndreca më ka thënë se ka folur me njerëz pranë kryeministrit. Kjo ka ndodhur që në muajin shtator, kur Veliaj u kthye në krye të Bashkisë së Tiranës. Që nga ai moment, Veliaj ka bërë shkarkime. Ka shumë vendime, që nuk merren dot pa firmën e Erion Veliajt. Fakti që Rama dërgoi ministrin e Drejtësisë, tregon se i ka konsumuar rrugët e tjera. Jemi në pikën që dhuna e policisë ndaj studentëve nuk është asgjë”, tha Hoxha./sot.com.al





