PS nuk e mendon dy herë, përjashtohet nga grupi parlamentar Elisa Spiropali. Braçe e Çuçi abstenojnë

Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetët socialistë kanë konfirmuar vendimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreut të PS-së, Edi Rama, për largimin e ish-kryetares së Kuvendit nga grupi parlamentar.
Vendimi vjen pas disa ditësh nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Rama kërkoi largimin e saj nga forumet drejtuese dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes.
Sakaq mësohet se dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi nuk e kanë mirëpritur këtë vendim, duke e abstenuar votimin për përjashtimin e Spiropalit nga grupi, dhe që tashmë do i bashkohet deputetes Marjana Koçekun në stolat e deputetëve të pavarur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.





