Politike

“Kamera në trup dhe regjistër kombëtar”, Rama kritikon inspektorët dhe policët: S’ka më gjoba në copë letre!

Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si inspektorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit kanë vendosur gjoba ndaj qytetarëve, duke paralajmëruar se tashmë çdo punonjës do të identifikohet për vendimin që merr.

Gjatë prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, kryeministri foli për mungesën e gjurmueshmërisë së procesit të gjobitjes, duke theksuar se drejtuesit e institucioneve do të kenë mundësi të kontrollojnë veprimet e vartësve të tyre në kohë reale.

Rama paralajmëroi gjithashtu pajisjen e policëve dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi, të cilat do të qëndrojnë aktive gjatë ushtrimit të detyrës.

Përmes këtij sistemi, sipas kryeministrit, institucionet do të kontrollojnë jo vetëm aktivitetin e inspektorëve në terren, por edhe sjelljen e efektivëve të policisë ndaj qytetarëve.

“E rëndësishme të nënvizohet është se nuk ka më një proces gjobitje pagjurmueshmëri. Një rrjedhë e njëjtë, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, që jep mundësi për drejtuesit e institucioneve të shohin si në hartë të gjithë proceset dhe sjelljen e burimeve të tyre njerëzore.

Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë sepse ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu, dua të shtoj që shpejt nis projekti që kemi bërë publik për pajisjen e të gjithë punonjëseve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do të jetë gjithë kohës aktive dhe do të jenë pjesë e sistemit të AI qenkemi ndërtuar në qendrën e monitorimit. Me kode të përcaktuara ndiqet aktiviteti i inspektorëve në terren dhe sjellja e efektivëve me qytetarët. Vlerësohen në kohë reale situatat kur është nevoja për ndihmë dhe mbështetje. Gjëja më e rëndësishme është se kjo ngre në një nivel tjetër marrëdhënien e shtetit me qytetarin”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button