ShowBiz

“Live me Luizin”/ Alketa Vejsiu rrëfen prapaskenat e Sanremos: Më hoqën më shumë se gjysmën e pjesës

Emisioni “Live me Luizin” ka nisur rrugëtimin me Alketa Vejsiun si të ftuarën e parë. Në bisedën me Luiz Ejllin, moderatorja është rikthyer te eksperienca e saj në Festivalin e Sanremos, të cilën e cilësoi si realizimin e një ëndrre që e kishte që në fëmijëri.
Gjatë intervistës, Vejsiu ndau edhe disa prapaskena nga pjesëmarrja e saj në festivalin e njohur italian, duke treguar se programi që kishte përgatitur ishte shkurtuar ndjeshëm.
Sipas moderatores, prania e Cristiano Ronaldos në sallë kishte ndikuar në organizimin e mbrëmjes, ndërsa më shumë hapësirë në program i ishte dhënë partneres së tij, Georgina Rodriguez.
“Ata më hoqën një pjesë të rëndësishme, sepse Ronaldo (Cristiano Ronaldo) ishte në sallë dhe donin audiencë nga ai dhe i dhanë atij rëndësi.

Më thanë që Georgina duhej të kishte më shumë pjesë, dhe më kishin hequr më shumë se gjysmën e atyre që duhej të bëja, dhe thashë të dalë Shqipëria me një kockë për të lëpirë… shqiptari do thelën më të mirë të mishit. (qesh)
Kështu që thashë ‘ose do marrim më të mirën nga ky moment, ose do dal e turpëruar si një njeri që doli për të dalë. Unë do dal që të jem e kujtuar për këtë momentin këtu’. Kisha peshën e vendit tim jo vetëm ëndrrës dhe ambicies time në atë moment, dhe thashë ‘unë do ta vjedh këtë moment’”, tha ajo.
Vejsiu tregoi se në atë moment nuk e shihte paraqitjen në Sanremo vetëm si realizimin e një ambicieje personale, por edhe si një mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në një prej skenave më të njohura të muzikës italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button