Ornella Muti: Adriano Celentano? Pabesia e vetme e jetës time

Jeta dashurore e Ornella Mutit është karakterizuar nga dashuri të mëdha, martesa dhe marrëdhënie, që kanë ndikuar thellësisht në udhëtimin e saj jetësor.
Aktorja është martuar dy herë:
së pari me Alessio Orano dhe më pas me Federico Fachinetti, me të cilin pati dy fëmijë, Carolina dhe Andrea.
Ajo është gjithashtu nëna e Naike, e lindur nga një marrëdhënie e mëparshme me producentin spanjoll José Luis Bermúdez de Castro.
Pak para martesës së saj të parë, Ornella pati një lidhje dashurie me producentin, i cili ishte
i martuar në atë kohë.
Kjo lidhje mbeti jashtë vëmendjes për një kohë të gjatë dhe aktorja nuk ka zbuluar kurrë, asnjë detaj rreth saj.
Në vitin 1975, në sheshxhirimin e filmit “Gruaja më e bukur”, ajo u dashurua me partnerin e saj Alessio Orano, me të cilin u martua më vonë.
Bashkimi i tyre përfundoi në vitin 1981.
Disa vite më vonë, ajo u martua me Federico Fachinetti-n, gjë që ndodhi në vitin 1988.
Edhe kjo lidhje përfundoi në vitin 1996, por të dy mbetën të afërt.
Ndër episodet më të diskutuara në jetën e saj private ishte lidhja e saj me Adriano Celentanon.
Të dy u takuan gjatë xhirimeve të filmit Crazy in Love, (I dashuruari i çmendur) dhe filluan një lidhje ndërsa të dy ishin tashmë të përfshirë në një marrëdhënie romantike.
Ornella Muti e konfirmoi këtë lidhje vetëm shumë vite më vonë, duke e quajtur pa hezitim si pabesinë e vetme të jetës së saj:
“Ai ishte pabesia e vetme e jetës sime.”
Një rrëfim që solli përsëri vëmendjen te një nga lidhjet e dashurisë më të përfolura në kinemanë italiane…





