“Pse duhet PD t’i qajë hallin Veliajt?”/ Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Skoriet e Ramës nuk duhet t’i marrim ne

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shigjetuar kreun e PD-së Sali Berisha dhe deputetët të cilët kanë reaguar pse kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj u mor nga burgu i Durrësit dhe u dërgua në burgun e Fierit.
I ftuar në një emision televiziv, Murrizi tha se, Veliaj nuk ka asnjë ndryshim nga të burgosurit e tjerë që transferohen po ashtu.
Ai theksoi se, Veliaj që kur ka ardhur në pushtet ka prishur shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, ka prishur Unazën, Astirin, Shkozën, ka betonizuar Tiranën.
Murrizi përmendi gjithashtu dhe inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston që ka gllabëruar 500 milionë euro, duke nënvizuar se për të gjitha këto nuk ka pse t’i vijë keq askujt për Veliajn.
“Nuk më vjen mirë që qajnë pse Erion Veliaj ka ik nga Durrësi dhe ka shkuar në Fier.
Kujt po ia ndjen. Pse nga ndryshon Veliaj nga 5,500 të burgosurit e tjerë.
Pse duhet PD të qajë hallin e Veliajt, i cili që në 2015 kur ka ardhur në pushtet, ju ka prishur shtëpitë qytetarëve të Tiranës, prishi unazën, prishi Astirin, prishi Shkozën, betonizoi Tiranën, ka blerë 6 mijë euro një kumbull të kuqe, inceneratori 500 milionë dollarë, unë duhet të qurrosem për atë, në të s’ëmës të shkojë”, tha Murrizi.
Ndër të tjera, Murrizi ka shigjetuar Berishën në lidhje me deklaratën e tij se Veliaj mund t’i bashkohet për rrëzimin e Ramës.
Ai tha se nuk është dakord me Berishën që të marrë në PD skoriet që përjashton Rama nga PS.
“Unë s’kam qenë darkord me Berishën që skoriet e PS që përjashton Rama t’i marrim ne”, tha Murrizi.





