Aktori i njohur revoltohet me Ramën: Po Bukuroshin pse e përjashtove?

Aktori i njohur Astrit Çerma, është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, për përjashtimet në Paartinë Socialiste.
“Ndër të përjashtuarit nga forumet drejtuese të Partisë socialiste shikoj dhe emrin e Bukurosh Stafës..
Mbeta..
E kam njohur Bukuroshin, siç I thërrisnim shkurtë, Roshin, që në bangat e Politeknikumit “7 Nëntori”, kam punuar bashkë me të në fonderin e Cërrikut dhe e kemi qenë komshi për vite të tëra në pallatin ku banonim në Elbasan..
Djalë i mrekullueshëm. Me një kulturë qytetare elbasanase e më tej mbreslënëse. Studiues. Intelektual i përsosur. Me një familje dhe një ambjent shoqëror tepër të shëndoshë…
E përjashtojnë.
Nuk e di sepse por: Unë kam bindjen time që Ed Rama dhe klani socialist që ka lënë pas rronxhobonxho i tij, ish kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, patjetër “u ka mbetur hatri” që Roshin nuk e kanë futur dotë në tufën e tyre të bythë-lëpirësve dhe sharlatanëve..
Të uroj shëndet Rosh Stafa..
Shëndet edhe qetësi për vete, për familjet tënde dhe për të tërë që të nderojnë dhe të respektojnë..”, shkruan ai.





