Aktualitet

Pas ‘Diellës’, krijohet ‘Gjoni’, Rama: Do të merret me një sërë procesesh të Prokurimeve Publike!

Gjatë prezantimit të modelit të ri të Prokurimit të Përqendruar, Rama deklaroi se Gjoni do të merret specifikisht me një sërë procesesh të prokurimeve, duke plotësuar rolin e Diellës në mbikëqyrjen dhe administrimin e procedurave.

“Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, është dhe Gjoni që do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, i cili do të merret specifikisht me një sërë procesesh të prokurimeve, kur Diella bashkë me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, atëherë besoj, dua të shpresoj që do të fillojë të krijohet dhe bindja që po, ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë pasi të kalojë dhe një fazë kur humbësit të duan t’i shikojnë me sytë e vetë dhe t’i kontrollojnë një më një të gjitha fletët e procesit, sepse procesi gjithsesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.

Pra, ndryshe nga sa u tha në fillim kur ne e hodhëm këtë ide edhe arriti deri dhe New York Times të hapte debat për Diellën, nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, por do të jetë një proces ku çdokush që do të ketë pretendime do të mund ta ndjekë atë dhe manualisht.”, tha ai./Panorama.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button