Aktualitet

Jetoi 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës, reagon këngëtarja e njohur: Disa gjëra nuk harrohen…

Këngëtarja Vesa Smolica ka vendosur të reagojë me një mesazh publik drejtuar gruas së kompozitorit Adrian Hila, pasi ky i fundit u përfshi në një skandal me video erotike me koleget e tij.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale drejtuar Klaudia Hilës dhe vajzat e saj, Meryl e Ketlin, Vesa thotë se ishte vetëm 14 vjeçe kur qëndroi për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila gjatë pjesëmarrjes në “Këngët e Shekullit”.

Ajo rrëfen se në atë periudhë, larg prindërve të saj, Klaudia e kishte pritur dhe trajtuar si një pjesëtare të familjes, duke i dhënë mbështetje dhe ngrohtësi.

“Disa gjëra nuk harrohen”, shkruan Vesa, ndërsa i drejtohet Klaudias me fjalët: “Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”.

Në reagimin e saj, ajo ndalet edhe te Meryl dhe Ketlin, duke kërkuar që vajzat të mos gjykohen për veprimet e askujt tjetër.

“Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”, përfundon Vesa mesazhin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button