Elton Tozaj “plas b*mbën”: Do të zbulojmë lidhjen mes një këngëtari dhe një biznesmeni

Gazetari Elton Tozaj ka paralajmëruar publikimin e një historie që pritet të ngjallë jo pak interes në showbiz-in shqiptar.
Gjatë një interviste në emisionin “Unpublished Secrets” në Radar Media, Tozaj deklaroi se së shpejti do të bëhet publike një histori që, sipas tij, lidhet me një këngëtar dhe një biznesmen shqiptar.
Do të zbulojmë lidhjen mes një këngëtari dhe një biznesmeni”, u shpreh Tozaj, pa bërë publikë emrat e personave për të cilët pretendon se bëhet fjalë.
Deklarata ka lënë të hapur misterin mbi identitetin e dy personazheve dhe natyrën e raportit mes tyre. Deri në publikimin e provave apo detajeve të tjera, pretendimi mbetet deklaratë e Tozajt dhe nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur./OraNews




