Fiksimi me Napoleonin dhe muzika e Wagnerit/ Ngjela: Ja detajet tronditëse të jetës së fshehtë të Enver Hoxhës

Një analizë e thellë e profilit psikologjik dhe politik të ish-diktatorit Enver Hoxha, e bërë nga avokati Spartak Ngjela në emisionin “Drejt”, në “Ora News” zbulon detaje të panjohura mbi mënyrën sesi ai arriti të ndërtonte dhe të mbante pushtetin e tij absolut.
Të dhënat dhe dëshmitë tregojnë se udhëheqësi komunist vuante nga një konflikt i brendshëm mes ambientit social dhe unit të tij, duke shfaqur një karakter psikologjik që ngjasonte me atë të një mbreti apo cari absolut.
Ajo që bie në sy është transformimi i tij ndër vite. Gjatë viteve 1945-1946, fjalimet e tij përshkruheshin si të çrregullta, por më vonë ai mori leksione për të folurën skenike, duke u kthyer në një aktor të vërtetë në daljet e tij publike. Kjo kulturë e studiuar skenike ishte një armë e fortë për të ushtruar dominimin e tij me zë dhe me gjeste.
Prapaskenat e jetës së tij tregojnë një anë krejt tjetër nga ajo e propagandës staliniste. Sipas dokumenteve të arkivuara nga ish-Drejtoria Speciale dhe Ambasadat, librat që Hoxha porosiste dhe lexonte më shumë ishin ata për Napoleon Bonapartin, si dhe historitë e sulltanëve të Perandorisë Osmane, të cilat i lexonte me kujdes dhe i nënvizonte. Gjithashtu, sipas Ngjelës, preferencat e tij muzikore ishin tepër specifike, duke kërkuar dhe dëgjuar rregullisht kompozitorin gjerman Wagner.
” Enver Hoxha ishte dogmatik. Nga analiza që kam bërë unë dhe që e kam parë dhe kam shkruar në libër deri diku është që ai kishte një inner conflict në, në, në funksion të ambientit, të shoqërisë dhe të unit të tij. Kishte karakter, karakter psikologjik mbretëror. Si mbret.
Edhe në mënyrën sesi fliste, kur e ka filluar ai atë karrierën, fliste shatra-patra. Po ta shikosh, shikoje atë ’45-’46. Pastaj e mori yllin me sa duket, mund të ketë përdorur të folurën skenike. Domethënë të ketë studiuar për të folurën skenike dhe me ndonjë, me ndonjë ekspert, dhe mori të folurën skenike ai.
Ai kishte krijuar një autoritet absolut. Po kur krijoje autoritetin absolut ishte brenda normës të një pushtetari. Kurse ai degjeneroi në ato momente, për të gjetur një fjalë tjetër, ai degjeneroi në ato momente kur i hyri frika se do ta rrëzonin. Mbas Kongresit të 20 në Rusi.
Dhe ngeli vetëm ky stalinian. Ikën të gjithë stalinianët. Ky mbeti. Edhe ky do ikte, se e thirrën në Moskë dhe i thanë jep dorëheqjen, se ia thirrën nga brenda. Ky u kthye nga Moska këtu dhe ua bëri të tjerëve. Se duhet të kemi parasysh një gjë: Hoxha nuk qe ndonjë kapacitet i madh statist, por kishte intuitë të madhe politike në funksion të luftës politike.
Shehu ishte tjetër karakter dhe tjetër intelekt. Ky kishte këtë, që pozicionohej si car. Pozicionohej si mbret absolut. Edhe në bisedë. Edhe në të zëri. Edhe në mënyrën sesi flet. Kuptohet që është strukturuar me kulturë skenike. Kishte kulturë skenike.
Ato ndjesitë e mia nuk mund të gjenden dot ndonjë gjë se unë isha atje artific. U ndodha se isha atje, jo se më kishte thirrur ky. Dhe pastaj ai ishte individualist i madh, nuk krijonte ai ekip në konceptin familjar. Dhe ruhej shumë. Por lëvizjet që bëri dhe shkëputjen nga Rusia ishte nivel i lartë. S’e bënte dot çdo njeri”, u shpreh Ngjela./OraNews




