Aktualitet

“Albpetrol” derdh mbetje hidrokarbure në Vjosë! Ambientalistët e huaj ngrenë alarmin: Kafshë të ngordhura dhe naftë që noton mbi ujë

Disa ambientalistë australianë kanë denoncuar masakrën që po ndodh në lumin Vjosë, në të cilin kompania “Albpetrol” derdh mbetjet e hidrokarbureve.

Ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë.

“10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, thotë njëri prej ambientalistëve.

Ambientalisti ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e qeverisë për ngjarjen, duke theksuar se ndotja është evidentuar shtatë vite më parë, ndërsa që atëherë gjendja është përkeqësuar./Panorama.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button