ShowBiz

Frederik Ndoci ikën nga Ferma VIP, këngëtari eliminohet nga gara pas televotimit të publikut

Mbrëmja e 18-të e spektaklit të shumëpritur “Ferma VIP 2” që u transmetua këtë të premte në ekranin e Vizion Plus, solli për publikun një natë të mbushur me emocione të forta, largime të bujshme, rrëfime të ndjera, sfida argëtuese dhe momente të papritura.

Spektakli nisi ndryshe nga zakonisht, me një njoftim të rëndësishëm në panelin e opinionistëve. Në mungesë të Kastro Zizos, Krah Luanës dhe Zhakut këtë herë u ul një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismajli. Artistja solli një energji të veçantë në studio, duke zëvendësuar më shumë se denjësisht opinionistin e munguar dhe duke dhënë mendimet e saj në rolin e ri.

Frederik Ndoci ishte fermeri që ndërpreu rrugëtimin e tij, si pasojë e televotimit të publikut, mes 5 të nominuarve që ishin përballë njëri-tjetrit.

Frederiku ishte një nga personazhet më të spikatur të këtij edicioni, i cili menjëherë pas vendimit të publikut, Me një elegancë dhe sportivitet që e karakterizon, e cilësoi këtë eksperiencë si më të veçantën e jetës së tij.

“Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç. Unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë”.

Por siç e do tradita para se të largohej, Frederiku njoftoi edhe emrin e kryefermerit të ri. Zgjedhje kjo që këtë herë shkoi për Anduelin.

Në kontrast me largimin e Frederik Ndocit, mbrëmja solli edhe një moment të rrallë dhe shumë prekës. Një dasmë Live në Fermë.

Andrea i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Gertën, në prani të fermerëve të tjerë, familjarëve dhe një audience të gjerë që i ndoqi nga ekranet.

Për çiftin, që janë prindër të dy vajzave të vogla, kjo ishte një ëndërr e vjetër që u bë realitet falë mbështetjes së Agai-t dhe produksionit.

Por emocionet nuk mbaruan këtu. Një tjetër moment i shumëpritur ishte ai i sfidës së buxhetit. agai edhe kete herë u tregua zemergjerë duke u dhuruar fermërëve 70% buxhet.

Nuk munguan as momentet argëtuese, një prej tyre ishte sfida muzikore mes Frederikut dhe Erandit, të cilët sollën një performancë plot ritëm dhe humor në një “duel rap” që ndezi atmosferën dhe shkaktoi të qeshura pa fund./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button