“Luftë” mes moderatoresh? Nebiaj: Arbana Osmani më ka zhgënjyer, nuk është si në ekran!


Ori Nebiaj ka bërë një deklaratë të fortë kundër moderatores Arbana Osmani, duke e cilësuar si personin publik që e ka zhgënjyer më shumë në jetën e saj.
Deklarata u bë gjatë episodit të fundit të emisionit “Goca e Gra”, ku Nebiaj iu përgjigj një pyetjeje të këngëtares Jonida Maliqi lidhur me personazhin nga i cili kishte përjetuar zhgënjimin më të madh.
Nebiaj përmendi emrin e Arbana Osmanit, duke pranuar se ishte e vetëdijshme për gjykimet që mund të sillte përgjigjja e saj.
Megjithatë, nuk dha më shumë detaje se pse është zhgënjyer.
Po ashtu edhe edhe Jonida Maliqi bëri një deklaratë për këngëtaren Rozana Radi. Maliqi e konsideroi Radin të mbivlerësuar në aspektin vokal, duke shprehur kështu vlerësimin e saj personal për aftësitë e këngëtares./Pamfleti




