Life Style

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: Sikur këngët e tua të merrnin aq klikime sa një video ku përmendem unë!

Një koment i Jonida Maliqit për aftësitë vokale të Rozana Radit ka nxitur një përplasje në distancë mes dy artisteve.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje me panelistet, Maliqit iu kërkua të përmendte emrin e një artisti që, sipas saj, është i mbivlerësuar.
Këngëtarja zgjodhi emrin e Rozana Radit, duke theksuar se e vlerëson për talentin e saj në fusha të ndryshme të artit, por jo për aftësitë vokale.
“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, tha Jonida Maliqi.

Deklarata nuk kaloi pa reagim nga Rozana Radi, e cila publikoi një mesazh ironik në rrjetet sociale. Edhe pse nuk përmendi emra, postimi i saj u interpretua si një përgjigje ndaj komenteve të Maliqit.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi ajo.
Me këtë reagim, Radi duket se iu referua videos së publikuar në faqen zyrtare të emisionit, ku Jonida Maliqi flet për të dhe e cila ka grumbulluar mbi 200 mijë shikime.

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button