Aktualitet

Modelja, akuza të rënda ndaj analistit të njohur shqiptar: Donte të më shiste tek shokët e tij në Spanjë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, e cila shfaqet shpesh në emisionet e Top Channel, është përfshirë së fundmi në një përplasje virtuale me analistin Milaim Zeka.

Gjithçka nisi pasi Zeka komentoi reagimin e Xhenetës ndaj Brikenës, e cila kishte publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqej e veshur me një bluzë me mbishkrimin: “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

Teksa ai ishte i ftuar në Top Albania Radio, Zeka u pyet nëse Xheneta kishte pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës, ndërsa përgjigjja e tij ishte e prerë: “Absolutisht jo”.

 “Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.

Pas këtyre deklaratave nuk ka vonuar as reagimi i Xhenetës, e cila përmes një komenti në rrjetet sociale ka ngritur akuza të rënda ndaj Zekës.

“E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. 

Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. 

Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.

“Mos më shty të degjeneroj”, Xheneta Fetahu hedh akuza

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button