Politike

Ndreca: Veliajt i mohohet vizita mjekësore! Lela: Plarent, a jeni penduar si muratorë të këtij sistemi?

Gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj brenda ambienteve të izolimit në paraburgimin e Fierit, sipas avokatit të tij, Plarent Ndreca po kthehet në një çështje alarmante, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi trajtimin mjekësor nga ana e institucioneve.

I ftuar në emisionin “Black Box” të drejtuar nga gazetarja Anduena Llabani, në “Ora News”, Ndrecaj theksoi se prej dy muajsh, ai vuan nga një thyerje në këmbë, por ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është neglizhenca e Drejtorisë së Burgjeve.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ligjore, institucioni ka refuzuar për të paktën dy javë t’i japë leje për të kryer ekzaminimet e nevojshme për të parë ecurinë e ngjitjes së kockës.

Plarent Ndreca: “Zoti Veliaj ka një problem me këmbën, ka dy muaj që ka pasur problem me këmbën, pra ka thyer këmbën dhe në fakt e vërteta është që ka pasur një problematikë në vijim me Drejtorinë e Burgjeve që nuk i jepnin leje për të… ka dy javë të paktën që nuk i jepnin leje për të ekzaminuar ecurinë e ngjitjes së këmbës.

Sot pasdite mbasi kam, jam larguar unë, u informova që më në fund kishte shkuar një doktor. E kishte parë dhe në mënyrë urgjente kishte kërkuar që të ketë një ekzaminim grafik. Por kjo është situata, nuk ka shqetësim tjetër.

Thjesht duhet bërë grafia dhe të shihet se si po ecën ngjitja e këmbës. Ky proces nuk është, nuk është bërë i mundur ka dy javë, megjithë kërkesat e vazhdueshme që i kemi bërë, por shpresojmë që të ndodhë…”

Dhe pas kësaj do të vinte një tjetër pyetje nga studioja, ku Alffred Lela do ta ngacmonte avokatin e Veliajt,, dikur ish-deputet i PS-së.

“Më duket mua të paktën në gjykimin tim, ju nuk është se vetëm po mbroni një të persekutuar politik, po paksa ose disi jeni edhe vetë pak i tillë.

Tani pyetja ime është, a keni frikë edhe ju që jeni jashtë dhe pyetja e dytë është: Plarent, a je penduar ndopak bashkë me zotin Veliaj se edhe ju keni qenë murator në ndërtimin e këtij sistemi që sot po ju persekuton?”, pyeti Lela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button