Personazh
Shtëpia e Shefki Shatkut te Selvia: Nga vend tmerri, tek prishja për t’u bërë pallat

Shtëpia e komandantit të përgjithshëm të Xhandarmërisë, Shefki Shatkut, te Selvia në Tiranë. Fotoja e parë e vitit 1982, nxjerrë nga filmi artistik “Rruga e lirisë” dhe e dyta rreth vitit 2000.
I zoti nuk mundi ta gëzojë sepse u largua pas 7 prillit 1939 nga pushtimi fashist. Pas lufte kjo ndërtesë u bë Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, një vend tmerri e izolimi, i përdorur si paraburgim kundër kundërshtarëve politikë. Më pas vijoi të përdorej si qendër shëndetësore.
Rreth vitit 2005 shtēpia u prish për t’u ndërtuar pallate. (Kastriot Dervishi)







