Përplasje përpara SPAK-ut, Berisha debat me Klodiana Lalën: Je e keqpërdorur!

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha, është përfshirë në një debat me gazetaren Klodiana Lala.
Në një prenoncim për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, Lala e ka pyetur Berishën nëse ka dorëzuar dokumente që duhen bërë publike.
Pas kësaj pyetjeje, kryedemokrati ka refuzuar të përgjigjet duke nisur me sulme të njëpasnjëshme ndaj gazetares.
Kreu demokrat e ka cilësuar Lalën si ‘gazetarja më e keqpërdorur’ dhe se për këtë nuk mund të mbajë ai përgjegjësi. Nga ana tjetër, Lala është mbrojtur duke thënë se profesioni i saj është gazetare dhe se misioni i saj qëndron interesi publik.
Debati Berisha-Lala:
Lala: Na e shpjegoni pak z.Berisha se kur ju djeg juve, gjeni një vend ku të gjuani…
Berisha: Mua, të jesh e bindur, nuk më djeg asgjë… por ti…
Lala: E bëjmë gjyqin bashkë dhe publik, vazhdo çoje deri në fund se të përgjigjem unë.
Berisha: Ti që hiqesh si informante e këtyre, ke të dhëna, kush t’i jep të dhënat ty?
Lala: Jam gazetare zotëri, mund të jeni ju njeriu që më informoni. Një prej tyre jeni ju…
Berisha: Mirë, pse të dogji ty?
Lala: Nuk më djeg fare, thjeshtëta shpjegosh për opinionin publik.
Berisha: Pse s’merr ti informacion nga unë? Se ti je e keqpërdorur…
Lala: Ashtu ë?
Berisha: Kaq, vetëm kaq…
Lala: Vazhdo z.Berisha, unë jam mësuar me sulme nën breza, sidomos nga politika.
Vazhdo, unë jam gazetare. Dorëzove dokumente?
Berisha: Po ta them edhe një herë, ti ke ardhur për këtë qëllim… ti je e keqpërdorur.
Lala: Dakord, e mbaj unë përgjegjësinë…
Berisha: Klodiana Lala është një person i keqpërdorur në mënyrë të pamëshirë. Ata që të keqpërdorin të kanë përgjegjësi, jo unë që respektoj gazetarët. Por meqenëse e deshe, ta thashë…
Ti je një nga gazetaret më të keqpërdorura dhe nuk ka përgjegjësi as Sali Berisha, as opozita…
Lala: Jam përpara opinionit publik dhe mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që them. Balta e politikës së vjetër mua nuk më bën pis.
Berisha: Bravo, ti je fytyra e re e gazetarisë.
Lala: Jam që ç’ke me të. A dorëzuat sot dokumente si kallëzues? A dorëzuat ju dokumente si kallëzues?
Berisha: Kam dorëzuar të gjitha dokumentet në kohën e duhur dhe kaq. Stop!





