Aktualitet

Namik Dokle: Edi Rama, zgjidhe këtë situatë!

Ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle thotë se situatën e krijuar në Tiranë duhet ta zgjidhë kryeministri Edi Rama. Ai e tha këtë në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV.

Kur u pyet nëse Rama duhet ta zgjidhte situatën, Dokle u përgjigj: “Duhet ta zgjidhë, se është e pazgjidhur akoma.” Për mënyrën se si, tha shkurt: “Ai e di.”

Sipas tij, zgjidhja i takon politikës: “Duhet ta zgjidhë politika, sepse politika është në diskutim. Të shohim çfarë do të bëjnë me 14, që kanë Asamblenë.”

Dokle e quajti situatën komplekse dhe tha se dhuna nuk pranohet, nga kushdo që të vijë: “Të gjithë ata që dhunohen, qofshin këta demonstrues apo policë, janë djem nënash.” Ai shtoi se e drejta e protestës dhe e demonstrimit është e kujtdo.

Sipas Doklës, protesta e nisur më 31 maj kishte qëllim të mirë. Ai tregoi se që në qershor e kishte paralajmëruar një nga pjesëmarrësit aktivë: “Kujdes se do t’jua vjedhin protestën.”

Kur u pyet nëse protesta u vodh, Dokle u përgjigj: “Absolutisht po.” Sipas tij, e vodhi politika, “që do ta shfrytëzojë atë dëshirën e mirë, pastërtinë e studentëve, ëndrrën e tyre, për interesa politike”, për t’i shtuar votat njërës parti dhe për t’ia pakësuar tjetrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button