Politike

Alfred Cako tregon pse protestat në Shqipëri nuk kanë lidhje me ato në Evropë, çfarë fshihet pas lëvizjes studentore, ja skenari i elitave globale

Konspiracionisti Alfred Cako ka paraqitur një seri pretendimesh që lidhin zhvillimet politike dhe lëvizjet sociale në Shqipëri me skenarë të gjeopolitikës globale. Cako u shpreh në “Okult” se ndërsa protestat studentore në qytetet evropiane si Parisi apo Madridi lidhen me rritjen e çmimeve dhe krizën e strehimit, lëvizja në Shqipëri merr karakter nacionalist. Ai pretendon se dhënia e territoreve si Sazani për investime që lidhen me Jared Kushner-in është pjesë e një plani të elitave globale. Në deklaratën e tij përfshihen gjithashtu teoritë mbi “Rivendosjen e Madhe”, armët bërthamore dhe ndikimin e qarqeve ndërkombëtare, ndërsa vlerëson historinë dhe traditën e patriotizmit te shqiptarët.

Pjesë nga analiza e Alfred Cakos

“Ka një shpërthim në shumë qytete dhe në shumë vende të Evropës Perëndimore: në Paris, në Lisbonë, në Madrid, në Bruksel dhe në Tiranë. Po të shikosh, ka studime dhe analiza nga gazetarë të ndryshëm të cilët thonë që këto janë lëvizje të majta këto në Evropë. Por tani kanë filluar të futin dhe Shqipërinë në hartën e organizimeve të majta studentore, për të cilën flet dhe kryeministri Rama dhe thotë që këto janë realizuar nga Antifa, domethënë lëvizja antifashiste, duke i konsideruar këto pushtete si pushtete fashiste për shkak se studentët kërkojnë çështje të veçanta.

Si në Spanjë, problemi është që për shkak të numrit të madh të turistëve ka rritje të çmimeve të banesave për turistët të cilët i marrin me qira dhe që s’mund t’i marrin dot studentët e të jetojnë në qendrat e mëdha urbane si Barcelona e të bëjnë shkollë apo Madridi apo qytetet e tjera.

E njëjta gjë dhe në Francë, në qytetet turistike si Marseja dhe Parisi e qytete të tjera, dhe studentët nuk kanë mundësi që të marrin e të akomodohen në ambiente me qira për shkak të çmimeve të larta, dhe familjet e tyre nuk mund t’i mbështesin dot e vetë ata nuk mund të sigurojnë të ardhura me punën e tyre gjatë kohës që studiojnë që të plotësojnë nevojat e tyre ekonomike, siç janë në radhë të parë banesat, siç e thashë, por edhe ushqimet, të cilave u janë rritur çmimet për shkak të vizitorëve të shumtë turistë nga gjithë bota në këto vende.

Në fakt, ka një agjendë dhe një plan gjithmonë që e majta organizon. Janë dy duart e një trupi, e majta dhe e djathta, të cilat për qëllime të ndryshme i përdorin këto lëvizjet e majta kundër elitave sa herë që u bëjnë presion për çështje të ndryshme që ata të dorëzohen e të pranojnë kapitullimin përballë kërkesave të një elite të vogël botërore ku bëjnë pjesë kryesisht Vatikani dhe sionistët. Në Shqipëri në fakt ndryshon situata.

Në Shqipëri lëvizja është nacionaliste. Shpërtheu në momentin kur pjesë të rëndësishme të territorit shqiptar iu dhanë për t’u përdorur Jared Kushner-it, kryesionistit ndoshta më të madh sot në botë, që ka qëlluar të jetë dhe dhëndri i Donald Trump-it. Në perceptimin e intelektualëve kryesorë në Shqipëri, ky territor është marrë për ta përdorur si një pikë strategjike Izraeli ku mund të vendosë armët e veta nukleare për të kërcënuar Evropën sipas planit të një lufte të madhe botërore që kanë për një Rivendosje të Madhe jo Rend të Ri Botëror, por më të madhe akoma, Rivendosje të Madhe.

Këto janë disa nga skemat që këta kanë mbi 300 mbushje bërthamore dhe raketa për t’i lëshuar dhe mund t’ia hedhin Evropës sipas një plani të Armagedonit që kanë ndërtuar elitat globale për të bërë depopullimin e botës dhe të Evropës. Dhe njëkohësisht ka një perceptim që këta duan ta përdorin si ishullin e Epstein-it numër dy për të prodhuar adrenokrom, ku 1 litër shitet mbi 1 miliard euro sot, dhe është një fitim jashtëzakonisht i madh. Dhe në këtë zonë, në këtë territor ku parashikohet se ka luftëra në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, dhe ku pritet të zgjerohet harta e luftërave midis Turqisë e Greqisë ose Turqisë e Izraelit, midis Pakistanit dhe Indisë, midis Pakistanit, Turqisë dhe Arabisë Saudite kundër Jemenit… Pra është një zonë e tërë që në qoftë se vëmë kompasin e pikën te gjilpëra te Sazani, një rreth i madh do të ketë konflikte dhe luftëra nga gjysma e rrethit nga ana lindore.

Dhe këta kërkojnë që t’i marrin fëmijët sipas këtyre zërave dhe t’i përdorin për adrenokrom. Dhe ka tunele të përsosura ku nuk dëgjohen as torturat për marrjen e adrenokromës dhe as torturat për të bërë sakrifica njerëzore, ku një sekt i vogël i elitës botërore, ashtu siç u dëshmua dhe te ishulli i Epstein-it, i përdorin kundër fëmijëve si rite rituale satanike për t’u bashkuar me Luciferin edhe gjëra të tjera që kanë ata. Dihet që shumë figura në botë, si Abramović e Serbisë, figura të tjera pafund që kanë qenë në ishullin e Epstein-it, janë personazhe satanike që kanë ngrënë mish fëmijësh dhe kanë pirë vazhdimisht adrenokrom.

Dhe përfshihen këtu dhe shumë këngëtarë apo aktorë të ndryshëm. Shqiptarët nuk kanë fare antisemitizëm! Shqiptarët janë patriotë. Shqiptarët besën nuk ua kanë dhënë vetëm çifutëve që i mbajtën në Luftën e Dytë Botërore — dhe bënë shumë mirë, çdo popull që të jetë në nevojë, edhe grekët e serbët nesër po të kenë nevojë nga një sulm i një populli tjetër e të vijnë të kërkojnë ndihmë te ne, shqiptarët gjithmonë kanë qenë zemërmëdhenj dhe e kanë treguar gjithmonë në histori që mikun kurrë nuk e presin në besë. E presin, e ndihmojnë dhe derisa të largohet.

Por këta që duan të vijnë e të na marrin territoret e të na përdorin ne si prostituta, ne që kemi ADN-në e Romës, ADN-në e Bizantit, ADN-në e osmanëve ADN-në në kuptimin e ADN-së qeverisëse, se ne kemi qeverisur bashkë me këta edhe kemi mësuar gjithë majat e qytetërimeve botërore se si funksionojnë… A mund të vijnë këta që ne i kemi shtypur dikur me Aleksandrin e Maqedonisë, me gjeneralët e Aleksandrit të Maqedonisë, i kemi qeverisur dhe i kemi drejtuar me bijtë tanë kur Mehmet Aliu dhe djali i tij i kanë sunduar me vite të tëra… Mund të vijnë këta e të na shkelin ne me këmbë se kanë kapur një njeri që s’ka gjak shqiptari ndër dhëmbë edhe të na përdorin kështu si prostituta neve?”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button