Politike

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

Në një kohë kur studentët dhe protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, Rudina Hajdari ka mbrojtur nevojën për dialog, edhe me ata që i konsideron përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

E ftuar në podcastin Ilva Tare Talks, Hajdari u pyet nga gazetarja Ilva Tare për reagimet që merr në rrjetet sociale, ku një pjesë e protestuesve kundërshtojnë çdo mundësi negociatash me kryeministrin.

Gjatë intervistës, Ilva Tare solli në vëmendje qëndrimin e protestuesve dhe studentëve, të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe nuk shohin hapësirë për negociata.

Por Hajdari këmbënguli se edhe kritikat e forta ndaj kryeministrit nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë e bisedimeve, nëse në diskutim është e ardhmja e vendit.

“Unë kështu vërtet e mendoj që ky është momenti dhe padyshim që Edi Rama është mashtrues. Është ky, është ai, në të gjitha këto, por ne, për të mbrojtur familjen, atdheun e çdo kënd, për të ardhmen tonë, duhet të ulemi edhe me djallin”, deklaroi Hajdari.

Qëndrimi i saj vjen ndërsa kryeministri Rama ka përsëritur ftesat për dialog me studentët, të cilët kanë vijuar protestat kundër qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button