Politike

“Kush thyen, paguan”/ Rama synon të frenojë protestat përmes gjobave, për të miturit paguajnë prindërit

Kryeministri Edi Rama synon të frenojë protestat përmes vendosjes së gjobave të larta, të cilat mund të ndikojnë në largimin e qytetarëve nga sheshet. Me paketën e re ligjore të paralajmëruar, ai parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë të reja, ndërsa për shkeljet e kryera nga të miturit, faturën do ta paguajnë prindërit ose kujdestarët e tyre.
Një ditë pas protestës së shoqëruar me përplasje të ashpra dhe pjesëmarrje masive në Tiranë, Rama prezantoi masat e reja kundër asaj që qeveria e cilëson dhunë dhe anarki urbane.
Sipas kryeministrit, ligji i ri do të mbështetet në modelin francez “Kush thyen, paguan”. Ai deklaroi se gjoba do të vendosen edhe ndaj personave që qëndrojnë në grupe apo turma ku ndodhin veprime si ndezja e zjarreve ose hedhja e gurëve.

Rama sqaroi se nga këto masa do të përjashtohen gazetarët, mjekët dhe kalimtarët.
“Akt normativ për dëmshpërblim të mënjehershëm të biznesit të vogël. Ligj i ri sipas modelit francez kush thyen paguan. Kush qëndron në një turmë a grup që ndez zjarr a hedh gurë, do marrë gjobë. Gjoba deri në 500 mijë lekë të reja, përjashtohen gazetarët, mjekët dhe kalimtarë. Për të miturit këtë gjobë e paguajnë prindërit dhe kujdestarët. Kjo hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi kryeministri.
Pjesë e paketës është edhe një akt normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestës. Sipas Ramës, shteti do të mbulojë nga 70% deri në 100% të dëmeve, në varësi të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button