Aktualitet

Këngëtarja kërkoi njerëzillëk, Kreshnik Spahiu nuk e kursen Eli Farën: U bëre bashkëpunëtore e Adi Hilës…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka reaguar pas deklaratave të këngëtares Eli Fara lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet. Spahiu e akuzon atë se, duke mbrojtur versionin e Adi Hilës, është bërë “bashkëpunëtore” e tij.

Rrjeti dhe opinion publik, vijon që të komentojë publikimin e videove intime të kompozitorit Ardian Hila, dhe disa artisteve të njohura në vend. Gjatë ditës së sotme, ishte këngëtarja e njohur Eli Fara, ajo që theu heshtjen, dhe bëri një reagim mbi situatën në të cilën ndodhet.

Në një postim në “Instagram”, ajo shkruante se nuk ndihet e turpëruar, ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje.

Këngëtarja shprehet gjithashtu se asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Ajo e mbyll postimin duke thënë se do të marrë kohën që i duhet dhe do të vazhdojë përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

Lidhur me këtë reagim të Eli Farës ka bërë një koment Kreshnik Spahiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se këngëtarja ka 99 për qind të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj.

Spahiu shton se ishte e tmerrshme që mbrojtja që Fara i bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj. 1% ishte e tmerrshme mbrojtja që ajo bëri në polici të alibisë së atij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet.

Duke e mbrojtur alibinë, u bë bashkëpunëtore. Kaq.

Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit. Deri dje isha me 15 gra viktima. Sot jam me 14. Uroj që të tjerat të tregojnë në jetë se duan veten si gra më shumë se tutorin dhe dhunuesin e tyre”, shkruan Kreshnik Spahiu në postimin e tij në rrjetet sociale”, shkruan Kreshin Spahiu.

Edhe më herët, Spahiu ka bërë thirrje për ndëshkimin e Hilës, duke përmendur një sërë veprash penale që ai ka kryer, fillimisht me regjistrimin e pamjeve, pa dijeninë e personave të tjerë, dhe më pas me shpërndarjen e videove./Shekulli

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button