Life Style

“Nuk dua me të pa…”/Blerina tregon si reagoi Gjesti kur mësoi për lidhjen e saj!

Blerina, motra e këngëtarit Gjesti, ka ndarë disa detaje nga historia e saj e dashurisë me Atdheun, gjatë një interviste, ku ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj. Në bisedën me moderatoren Blerona Zeqiri, ajo tregoi se Gjesti kishte qenë personi i parë në familje që kishte marrë vesh për njohjen e tyre. Madje, Blerina zbuloi edhe reagimin e të vëllait kur kishte mësuar se ajo po njihte dikë.
Sipas rrëfimit të saj, Gjesti nuk ishte përpjekur të ndikonte në zgjedhjen e motrës, por i kishte dhënë mbështetjen e tij, duke e këshilluar të mos nxitonte dhe të tregohej e kujdesshme.

“Çka do që bën, është vendim i yti, veç nuk dua me të pa të lëndume. Ti e di çka është mirë për ty. Edhe takimi le të bëhet, po kqyre mirë qysh është si person”, tregoi Blerina fjalët e vëllait.
Ajo shtoi se prindërit u vunë në dijeni të lidhjes në një moment të mëvonshëm, ndërsa Gjesti kishte qenë që në fillim në dijeni të njohjes së saj me Atdheun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button