ShowBiz

“Arti qenka më keq se politika”, Elton Tozaj: Adrian Hila ka video intime me 12 artiste; i regjistronte fshehurazi

Deklarata të forta dhe të bujshme janë publikuar këtë të martë nga Elton Tozaj në Instagram, ku në qendër të tyre ka vendosur kompozitorin dhe producentin e njohur shqiptar, Adrian Hila.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Tozaj pretendon se ka në zotërim pamje të regjistruara në një ambient që e identifikon si studio muzikore. Sipas tij, në këto pamje Hila shfaqet në situata intime me persona të tjerë, emra të njohur të skenës shqiptare. Disa prej videove qarkullojnë në mënyrë private përmes rrjeteve sociale, por asnjëra syresh nuk është bërë publike.
Në vijim të deklaratave të tij, Tozaj ka përmendur edhe emra këngëtaresh, duke e zgjeruar akuzën që ka bërë publikisht në rrjetet sociale.
Po ashtu, ai ka bërë një lidhje mes Adrian Hilës dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke shkruar: “Dmth arti qenka më keq se politika! Adrian Hila qenka Ergys Agasi i artit!”.

Në një tjetër reagim në Instagram, Tozaj paralajmëron: “Të gjithë e dimë që jam me kokë në trastë dhe në fije të perit! E di, e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë! E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti me të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”, është vetëm një ndër reagimet e shumta të Tozajt./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button