ShowBiz

“Nuk më përfaqëson Dea Mishel!” Kostana Morava: Qëndrimet e mia politike janë më radikale dhe më të sinqerta

Gazetarja Kostana Morava ka komentuar përfshirjen e disa personazheve të njohura në protestat “Flamingo”, duke bërë të qartë se nuk ndihet e përfaqësuar prej tyre.
E ftuar në programin “Më prit të dielën”, Morava u përball me personazhe të ndryshme gjatë një prej rubrikave të emisionit. Mes tyre ishte edhe Dea Mishel, për të cilën gazetarja u shpreh hapur lidhur me qëndrimet dhe angazhimin e saj në protestë.
“As nuk jam përfaqësuar, as do të përfaqësohem ndonjëherë, as nga ajo, as nga vajzat e tjera të njohura. Absolutisht, fare! S’më lidh asgjë me botën e tyre, me njerëzit që flasin aty. Qëndrimet e mia politike janë më radikale dhe më të sinqerta”, deklaroi Morava.
Më tej, ajo foli edhe për presionin që, sipas saj, mund t’u bëhet personazheve publike për t’iu bashkuar protestave.

“Nuk është normale. Mua s’më detyron njeri të dal në protestë, t’u bashkohem atyre. Është e dhunshme. Kjo që bëjnë dhe që kërkojnë, është dhunë emocionale”, u shpreh gazetarja.
Deklaratat e saj vendosën në qendër të diskutimit jo vetëm figurat e njohura që janë shfaqur në protestat “Flamingo”, por edhe debatin mbi presionin që mund të ushtrohet ndaj personazheve publike për të marrë pjesë apo për të shprehur mbështetje ndaj një kauze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button