ShowBiz

DJ Bujaka: Ilirin do e ‘hidhja’ nga lartësia, Moza më shkruajti vetë!

I ftuari i parë i këtij sezoni në emisionin “Më prit të dielën” ishte DJ Bujaka, i cili gjatë verës tërhoqi vëmendjen me duetin e tij me Mimoza Ahmetin.
I pyetur nga Ermali se si u arrit “paqja” mes tyre, pas debateve që kishin pasur më herët në një reality show, Bujaka tregoi se ishte Mimoza ajo që bëri hapin e parë.
“Kënga kishte kohë që qëndronte në studion muzikore. Isha duke e punuar, kisha një event si DJ dhe Mimoza më shkruajti e para. Më tha që do vinte dhe ashtu bëri. Në të tilla raste nuk pres falje, por veprimet flasin vetë”, tregoi Bujaka.
Por një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte loja e takimit virtual me agjentin e inteligjencës artificiale të Ermal Peçit, që zhvillohet në një ashensor dhe vendos personazhet përballë pyetjeve e situatave të papritura.

Në mesin e personazheve që u shfaqën ishte edhe balerini e koreografi Ilir Shaqiri. Reagimi i Bujakës ishte i menjëhershëm dhe mjaft i fortë.
“Ilirin do ta hidhja nga ashensori direkt. Ai më ka prekur në disa plagë që s’duhej, si UÇK-ja apo feja”, u shpreh DJ Bujaka.
Deklarata e tij riktheu në vëmendje përplasjet dhe temat e debatueshme që duket se kanë mbetur ende të ndjeshme për të, ndërsa mënyra e drejtpërdrejtë e përgjigjes së tij solli një nga momentet më pikante të emisionit./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button