“Kam derdhur lot”, Ronela Hajati si kurrë më parë: Zot, të lutem më kthe lumturinë!

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë, duke folur për një periudhë të vështirë dhe dëshirën për të rikthyer qetësinë dhe lumturinë në jetën e saj.
Përmes një postimi në Instagram Story, artistja tregon se këtë vit ka pasur vetëm një dëshirë dhe një lutje: të gjejë paqen dhe të ketë një sistem nervor të qetë.
Ronela shprehet se ka qenë besnike dhe e përkushtuar, ndërsa thotë se ka dashur “me gjithë shpirtin, trupin dhe mendjen”. Ajo tregon gjithashtu se ka pritur me durim dhe ka vazhduar të punojë fort, edhe në ato ditë kur ka menduar se nuk do t’ia dilte.
Në mesazhin e saj, këngëtarja përmend edhe netët pa gjumë, lotët dhe mendimet e shumta që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe. Ajo pranon se ka pasur momente kur e ka gjykuar veten, edhe pse është përpjekur të buzëqeshë dhe të vazhdojë përpara.
Në fund të postimit, Ronela i drejtohet Zotit me një lutje të drejtpërdrejtë:
“Zot, të lutem, më kthe lumturinë. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”
Artistja nuk ka treguar se çfarë qëndron konkretisht pas këtij reagimi. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse fjalët e saj lidhen me jetën personale, atë profesionale apo me një periudhë të përgjithshme emocionale që po përjeton.
Ajo që bie në sy është mesazhi i hapur për lodhjen, lotët dhe dëshirën për të gjetur sërish qetësinë dhe lumturinë:
“E vetmja gjë që kam dëshiruar dhe për të cilën jam lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë. Kam qenë besnike, e përkushtuar dhe kam dashur me gjithë shpirtin, trupin dhe mendjen. Kam pritur me durim dhe kam punuar fort edhe në ditët kur mendoja se nuk do t’ia dilja. Kam kaluar net pa gjumë, kam derdhur lot, kam pasur shumë mendime dhe kam gjykuar veten, edhe pse jam përpjekur të buzëqesh dhe të vazhdoj përpara. Zot, të lutem, më kthe lumturinë. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”

/Pamfleti




