ShowBiz

Selin dhe Gimbo drejt martesës? Balerina zbulon datën e dasmës

Selin Bollati ka rikthyer në vëmendje planet për dasmën me partnerin e saj, DJ Gimbon, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Goca dhe Gra”.
E pyetur nga moderatorja Orinda Huta nëse çifti e kishte caktuar datën e martesës apo kishte ndryshuar planet, balerina konfirmoi se ceremonia do të zhvillohet më datë 5.
Megjithatë, Selin nuk pranoi të zbulonte muajin dhe vitin, duke lënë ende të paqartë se kur do të mbahet dasma.
Gjatë bisedës në studio, moderatoret u përpoqën të mësonin më shumë rreth organizimit të ceremonisë, por fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” preferoi ta trajtonte situatën me humor.

Ajo bëri shaka edhe me interesimin e vazhdueshëm për datën e martesës, duke sugjeruar që kjo temë mund të kthehej në një serial.
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj me DJ Gimbon do të bëhet më datë 5, pa zbuluar detaje të tjera.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta vendosi që t’a ngacmonte pak, në mënyrë që Selin të tregonte ndonjë detaj më shumë. Por sërish balerina vendosi që të mos tregonte muajin apo vitin që mund të mbahet dasma e saj me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?
Selin: Unë kam thënë një datë në horizont
Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…
Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them
Ori: Deri në dhjetor do t’a pyesim prapë, çdo muaj
Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin
Selin: T’a kthejmë në serial them, t’a propozojmë dhe në Netflix
Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban
Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button