Stresi braktis protestën, revoltohet pas përplasjeve me militantët e PD-së: Kokë turku nuk bëhem, nuk duan ta rrëzojnë Ramën. E gëzofshi!

Përmes një postimi në Instagram, Stresi pretendon se protesta nuk po synon realisht largimin e kryeministrit Edi Rama.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik si Stresi, ka paralajmëruar tërheqjen nga protesta kundër qeverisë, duke shprehur indinjatë për mënyrën se si po zhvillohet ajo. Reagimi i tij vjen një ditë pas përplasjeve mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët nuk u pranuan nga protestuesit. Përmes një postimi në Instagram, Stresi pretendon se protesta nuk po synon realisht largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj që s’dun me e rrëzu Edi Ramën. Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu”, shkruan reperi./Dosja.al





