Aktualitet
“Për autoktonin, Zoti është shqiptar”, Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë. I jep dhuratën e veçantë

Vishkulli mbeti i plagosur në sy në protestën e para 8 ditëve në Tiranë dhe iu desh të kryente një ndërhyrje tejet delikate në Romë, ku u transportua me urgjencë përmes një avioni charter, i vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.
Morina i ka dhuruar Vishkullit një fanellë me flamurin që u valëvit në natën e 14 tetorit 2014 mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, teksa në një pusullë krah fanellës, mes të tjerash shkruan:
“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.
Vishkulli ka arritur të shpëtojë organin e syrit dhe ka nisur fazën e vështirë dhe të gjatë të rikuperimit të shikimit.






