Rama bën gati përjashtimin e Veliajt dhe Ndrecës nga Partia Socialiste

Edi Rama mësohet se do të kërkojë përjashtimin nga Partia Socialiste, të Erion Veliajt dhe avokatit të tij, ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca.
Kjo masë vjen pas akuzave të ashpra të një dite më parë, kur Rama u shpreh se Erion Veliaj është tashmë armik i PS-së, pasi sipas tij, ai po financon protestat për rrëzimin e tij nga pushteti.
“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve në mbledhjen e një dite më parë.
Rama nuk u zgjat në fjalën e tij, se çfarë informacionesh ka marrë, kush ia ka siguruar dhe përse ato nuk janë bërë publike, por atyre që e dëgjonin u kërkoi heshtjen e plotë mbi këtë çështje.
“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje” ka thënë Rama. “Kush merret me atë, është me atë” u ka vënë ai kapak diskutimeve, me një kërcënim që nuk linte shumë vend për interpretime.