Aktualitet

Protestat/ Ermal Hasimja: Opozita nuk jep garanci, Berisha mban Ramën në pushtet

Politologu Ermal Hasimja mendon se mungesa e një alternative të qëndrueshme dhe të konsoliduar në kampin opozitar është një nga faktorët që ka ndikuar në qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Hasimja u shpreh se partnerët ndërkombëtarë, si ata të NATO-s ashtu edhe të Bashkimit Europian, e kanë stabilitetin një prej prioriteteve kryesore. Sipas tij, mungesa e një blloku të besueshëm opozitar nuk u jep ndërkombëtarëve një alternativë të qartë për të mbështetur.
“Nuk ka një faktor tjetër, një bllok të qartë, të sigurtë, garantues, në raport sidomos me qëndrimin e ndërkombëtarëve. Një nga arsyet pse ndërkombëtarët nuk kanë qenë më agresivë, më të vendosur në raport me vijimësinë e qëndrimit të Ramës në pushtet është pikërisht sepse nuk gjejnë një garanci tjetër stabiliteti në anën e opozitës. E parë nga jashtë, qoftë nga ata që janë partnerë të NATO-s, qoftë nga ata që janë nga Bashkimi Europian, ajo çfarë është prioritare për ata është pjesa e stabilitetit dhe këtu kanë kërkesa shumë legjitime. Në momentin e parë që në anën e opozitës do kishte një bllok solid, atëhere gjithçka do të ishte shumë më e lehtë”, tha Hasimja i ftuar në emisionin “Terminal”, .
Ai theksoi se përballë qeverisë aktuale nevojitet një koordinim më i madh mes forcave politike dhe aktorëve që janë në opozitë, duke nënvizuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm për të ndërtuar një alternativë bindëse.

“Kjo kërkon që të gjitha energjitë që janë kundër qeverisjes aktuale në mos të bashkoheshin, të bashkëpunonin në një farë mënyre, të merreshin vesh me njëri-tjetrin për një qëllim”, shtoi Hasimja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button