Për kë vazhdon të blejë lule te dyqani i Stelinës? Miri zihet ngushtë, si përgjigjet këngëtari

Këngëtari Armir Shahini, i njohur si Miri, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 5”, duke u ndalur edhe te një prej deklaratave që kishte shkaktuar diskutime gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
I ftuar në emisionin “She’s On Air”, finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” foli për projektet e tij të reja muzikore, por gjatë bisedës nuk munguan as pyetjet për ish-banorët dhe situatat e krijuara gjatë reality show-t.
Në një moment të intervistës, Miri u pyet nëse kishte blerë sërish lule në dyqanin e motrës së Stelina Kurilës. Këngëtari konfirmoi se kishte blerë lule, ndërsa pyetjes se për kë ishin ato iu përgjigj: “Për atë rast që kam patur”.
Kjo temë ishte diskutuar edhe gjatë “Big Brother VIP 5”, kur Keijsi Hyseni kishte bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Mirin. Ai pretendoi se këngëtari “ka blerë lule për dashnoret te dyqani i Stelinës”.
Pretendimi i Keijsit u kundërshtua në atë kohë si nga Stelina, ashtu edhe nga Miri.
Pjesë nga intervista:
Moderatorja: Një gjë tjetër që është diskutuar shumë aty brenda asaj shtëpie, ka qenë përveç raportit që ju të dy keni patur jashtë shtëpisë…
Miri: Me Stelinën prapë?
Moderatorja: Po. A ke blerë më lule te dyqani i motrës së Stelinës?
Miri: Po, kam blerë.
Moderatorja: Për kë?
Miri: I kam blerë për ato raste…
Stelina: Ke blerë me të vërtetë?
Miri: Po. Nuk e di Stelina se nuk merret me këtë punë, merret e motra. Për kë thatë ju? Për atë rast që kam patur.
Moderatorja: Si ta marrin ne këtë? Si the, shoku kishte bërë një çun./Pamfleti




