Life Style
Ish-opinionistja e BBV thumbon Luiz Ejllin: Nëse të aktroje dhe gënjeje sa më shumë ishte kriter, ai…
Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari ka komentuar pas disa kohësh lojën e fituesit të edicionit të dytë të këtij formati, Luizi Ejlli.
Zhaklina është shprehur se nuk ka ndryshuar asnjë mendim që ka pasur për Luizin gjatë lojës së tij në BBV, dhe se nuk është penduar aspak për çfarë ka thënë ndaj tij.
E ftuar në “INSPIRE PodCLASS”, Zhaklina u pyet edhe për faktin që shumë shqiptarë e kanë dashur Luizin dhe a kishte kjo një sekret, ku u përgjigj duke thënë “edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.”/albeu