Aktualitet

“Ditën në shkollë dhe natën në punë”, nëna e “luanit” Klevi Metaj: Po ecte në trotuar, polici e qëlloi dhe e ofendoi

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca ndaj 22 personave protestues të ndaluar ditën e pare të protestës, teksa prindërit dhe të afërmit po presin jashtë ambienteve.

Përpara gjykatës ndodhet edhe nëna e Klevi Metajt, gazetarja Brikena Metaj. Kjo e fundit tha se djali i saj po ecte në trotuar dhe se një polic e qëlloi pas krahëve dhe e ofendoi.

Brikena Metaj nënvizoi se Klevi reagoi instiktivisht. Ajo tregoi se i biri punon natën dhe studion ditën.

Brikena Metaj: Unë e kam marrë vesh rastësisht faktikisht, bashkë me bashkëshortin nga një telefonatë nga një shoqe e gjimnazit të Klevit, që e pa tek News24.

Ajo më telefonoi dhe më tha se Klevi është përleshur me policinë dhe është arrestuar. Ishte lajm i tmerrshëm. Më pas, as në telefon nuk flisnim dot me të. Djali natën punon, ditën shkonte në shkollë. E dinim se djali ishte në shtëpi dhe po flinte gjumë, pas një punë gjatë natës.

Nuk e di nëse ishte protestues. Nëse një person shkel ligjin, duhet ta shoqërojnë në mënyrë normale. Askush s’mund ta prekë një person. Klevi po ecte në trotuar, polici erdhi pas krahëve dhe e ofendon e reagimi ka qenë instiktiv. Po e kam takuar. Klevi është një djalë i qetë, i drejtë dhe i sinqertë.

Ai është student, vetëm një javë më parë isha në ceremoninë e diplomimit, se fëmijët i kam binjakë. Shpresoj shumë që të mbarojë mirë e gjitha kjo, e rëndësishme është që të mbarojë mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button