“Ku është ambasadori amerikan” – Gazetari pyet: E pritëm si Krishti në Tiranë! Mariza Lino në ’97 doli vetë në shesh

Gazetari dhe publicisti i njohur Mitro Çela, shtron një pyetje publike për ambasadorin e ri amerikan që erdhi pak ditë më parë në Tiranë, si diplomat i akredituar i Amerikës në vendin tonë, gjeneralin Eric Wendt: ku është ai?!
Ai thotë se Wendt u prit si “Mesia”, pra si Krishti në Tiranë, por prej katër ditësh nuk po bën asnjë reagim për protestën studentore që ka përflakur kryeqytetin e Shqipërisë.
Sipas Mitro Çelës, Ambasada amerikane është mjaftuar vetëm me dy mesazhe për nënpunësit e saj, duke u kërkuar të qëndrojnë të sigurt, por asnjë fjalë për situatën në të cilën ndodhen studentët dhe qytetarët e vendit.
Si një gazetar i hershëm, ai kujton kohën e trazirave të dhunshme të vitit 1997, të cilat ndryshuan përgjithmonë Shqipërinë, por në atë kohë të vështirë sipas Mitro Çelës, ambasadorja amerikane Mariza Lino nuk u fsheh por doli në shesh.
“Ku është ambasadori amerikan? Ambasadori amerikan u prit si “Mesi” në Tiranë. Shto faket që ambasadori është gjeneral. Që ka qënë marins. Që është një gjigant. Dhe gjenerali e nisi mbarë punën. Takim me Ramën. Takime me krerë të opozitës. Me deputete socialistë.
Më në fund takimin e madh në ambasadë: ministra, deputetë të mëngjët dhe të djathtë. Gjyqtarë. Prokurorë. Ushtarakë. SPAKU. Mungonte Berisha. Rama. Dhe kaq.
Nisën protestat. Dhunë. Zjarre. Gaz lotësjellës. Ku është futur ambasadori? Dikush mendon se e kanë “mbytur” punët e mëdha. Po jo. Të dielë, më 11 tetot, ambasadori ishte në koncert xhazi, me këngëtaren angleze Ema Shmid.
Një ambasador-dy qëndrime. Argëtohet me muzikë xhazi. Fshihet për protestën. Kujtoni vitin e mbrapshtë 1997. Ambasadoria amerikane Mariza Lino “veshi çizmet” dhe doli në teren. Gjenerali ambasador- i paska “harruar çizmet” në SHBA. Pardon se na doli nga mendja: Ambasada ka bërë dy daklarata për të mbrojtur nënpunësit e ambasadës?!”, shkruan gazetari Mitro Çela./thuaje.al





